Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka shpallur të mërkurën ditë zie kombëtare për vdekjen e shkrimtarit, Ismail Kadare.
Presidenca njoftoi se e mërkura u shpall ditë zie, në ditën kur do të bëhet varrimi i tij. Protokolli i Shtetit u tha se do të ngarkohet për t’i marrë veprimet e nevojshme.
Presidentja Osmani, në qershor të vitit të kaluar, e ka dekoruar shkrimtarin Ismail Kadare me Urdhrin ‘Hasan Prishtina’, ndër Urdhrat më të lartë të cilin e jep Republika e Kosovës për personalitetet më të shquara të kombit. Ndërsa, në gusht, Presidentja shpalli dekretin me të cilin shkrimtarit shqiptar me famë botërore, Ismail Kadare, i është dhënë nënshtetësia e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Ditë zie është shpallur edhe në Shqipëri.