Është konfirmuar zyrtarisht se ndeshja në mes të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës do të zhvillohet pa tifozë.
Përballja që zhvillohet në kuadër të paly-offit në Ligën e Kombeve më 26 mars, do të jetë me dyer të mbyllura shkaku i koronavirusit.
Qeveria e Maqedonisë ka marrë vendim që kjo përballje të zhvillohet pa praninë e dy tifozerive, derisa janë suspenduar edhe evenimentet e tjera sportive.
Në këtë njoftim për media thuhet se vendimi është marrë shkaku i virusit që ka filluar të përhapet edhe në shtetin fqinj dhe mos të rrezikohet shëndeti i tifozëve.
Biletat kishin filluar të shiten më 2 mars, derisa jo zyrtarisht mësohet se shumë tifozë shqiptarë që jetojnë në Maqedoni kishin blerë bileta, por interesim të madh ka pasur edhe nga Kosova.
Kështu, përballja e 26 marsit në mes të maqedonasve dhe ‘Dardanëve’ do të jetë pa tifozë shkaku i virusit vdekje prurës që ka kapluar edhe Ballkanin.