Një person ka mbetur i plagosur në lagjen Ulpiana në Prishtinë.
Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti derisa deklaroi se personi i dyshuar është arrestuar nga policia dhe i është konfiskuar arma e zjarrit.
“Rreth orës 18:00 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin”, ka thënë Ahmeti.
Bazuar në të dhënat fillestare, një person është plagosur nga arma e zjarrit.
“I njëjti është dërguar ne QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Personi i dyshuar është arrestuar nga ana e policisë dhe të njëjtit i është konfiskuar një armë që dyshohet të jetë përdorë në rast”, tha ajo.