Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e ka konfirmuar se njëri nga të arrestuarit për vrasjen e Liridona Murselit, është bashkëshorti Naim Murseli.
Haxhiu përmes një postimi në Facebook, ka thënë se bashkëshorti i Liridonës ka bërë përpjekje që ta fsheh krimin e rëndë duke thënë që ishin cak i një grabitje.
“Me punë intesive, angazhim dhe bashkëpunim ndërmjet policisë dhe prokurorisë, janë arrestuar dy persona të cilët dyshohen për vrasjen e gruas në Prishtinë. Njëri nga personat e arrestuar është bashkëshorti i të ndjerës Liridonës, i cili ishte përpjekur ta fshihte krimin e rëndë duke thënë që ishin cak i një grabitje”, ka shkruar ajo.
Tutje ministrja e Drejtësisë e ka vlerësuar lartë angazhimin e policisë.
“Vlerësoj lartë angazhimin e policisë dhe prokurorisë për sqarimin e rrethanave që shpiejnë në zbardhjen e këtij krimi të rëndë që mori jetën e të ndjerës Liridonës. Ky krim nuk do të mbetet pa u ndëshkuar. Kriminelët do të përballen me drejtësinë”, ka përfunduar Haxhiu.