Ministria e Shëndetësisë, e ka konfirmuar se ka ndërruar jetë edhe një i prekur me koronavirus në Kosovë. I vdekuri është nga Komuna e Gjilanit.
“Klinika Infektive e QKUK-së ka njoftuar sonte se sot më 09.04.2020 në orët e mbrëmjes, në Njësinë e Kujdesit Intensiv të kësaj klinike, ka vdekur pacienti Z.I, i lindur më 1948 nga komuna e Gjilanit, i diagnostikuar me COVID 19”, thekson njoftimi i ministrisë, shkruan Gazeta Stop.
Pacienti, ishte pranuar në Klinikën Infektive, më 31 mars në gjendje të rëndë dhe kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.
Kjo është vdekja e shtatë nga Covid-19 në Kosovë.