Është këngëtari Blero që sërish e ka kapur qendrën e vëmendjes. Intervista me ish gruan, Afronën, ka bërë që Blero dhe jeta e tij private të përfliten.
Këngëtari dhe Afrona bënë një rrëfim te sinqertë në podcast-in e kësaj të fundit.
Të dy u panë shumë të prekur dhe në lot, por që sipas këngëtarit kjo i ka konvenuar Afronës.
“Afrona e ka ba dramatika, se sigurisht është podcasti i saj për interes të saj, dhe kur m’ka pas mu përball e ka shfrytëzuar momentin që është shumë okei”, tha Blero në Kosova Today.