Vetëm dy muaj pasi u larguan si çift nga programi i dashurisë “Për’puthen”, Bruno Shemsho dhe Florjana Gjini i dhanë papritur fund lidhjes së tyre.
Lajmi u konfirmua nga vetë Bruno përmes një video-live në rrjetet sociale, ku konfirmonte ndarjen nga Ana. Që pas deklaratës së tij ish-çifti janë ndjekur me kuriozitet të madh nga ndjekësit për të zbuluar më shumë rreth arsyes së ndarjes.
“Çfarë i ke bërë Anës që s’do ta thotë vetëm e vetëm se respekton familjen tënde?”– i shkruan ndjekësi Brunos në një pyetësor në rrjetet sociale,
Ish-konkurrenti i Për’puthen shkruan se nuk ka folur për arsyet e ndarjes pasi ka respekt për Anën dhe zgjedhjet e tyre së bashku. Më tej ai shton se është i hapur që ajo të nxjerrë prova për gjithçka “të keqe” që është folur.