Policia e Kosovës e ka shpallur në kërkim Driton Podrimqakun, nga Novosella e Pejës.
Podrimqaku dyshohet se e ka goditur me veturë një polic, duke kryer “Sulm ndaj personit zyrtar”.
I dyshuari posedon një veturë të tipin “VW Tiguan”, ngjyra e hirit me targa 03 990 GB.
Burimet e Klan Kosovës bëjnë me se policia kishte shkuar për ta arrestuar të dyshuarin, por se ai e kishte sulmuar një polic duke ikur nga vendi i ngjarjes.
Gjendja shëndetësore e zyrtarit policor është stabile.
Qytetarët që kanë informacione për vendndodhjen e 41 vjeçarit ta njoftojë Policinë e Kosovës në numrat e telefonit:
192 ose 0800 19 999. ose 038 432 327- Drejtoria Rajonale në Pejë.
Informatat mund të jepen edhe në e-mail adresën: info@kosovopolice.com.
