Artisti shqiptar bashkë me të dashurën e tij janë fejuar vitin e kaluar.
Bërja publike e lidhjes nga Shpat Kasapi dhe pastaj fejesa kanë bërë që çifti të komentohen vazhdimisht në rrjete sociale, shkruan lajmi.net.
Selvija së fundi është pyetur nga ndjekësit e saj shumë pyetje përmes rubrikës “Ask me a question”.
Një nga pyetjet e parashtruara ishte se kur do ta bëjnë dasmën me Shpat Kasapin.
Ajo është përgjigjur se shkaku i pandemisë nuk kanë ndonjë plan për martesë.
“Ne kemi bërë kurorëzim fetar, por për dasmë nuk kemi ndonjë plan për shkak të pandemisë”, tha Selvija.
Ndryshe, Selvija së fundi ka rrëfyer se si e ka njohur Shpat Kasapin duke treguar se e ka njohur në një sallon bukurie pasi ka punuar si parukiere.