Dita e djeshme në Kosovë ishte tragjike, ku pesë persona humbën jetën si pasojë e aksidenteve në komunikacion.
Fillimisht rreth orës 15:37 në fshatin Koshare të Ferizajt, ndodhi një aksident ku të përfshira ishin dy vetura, njëra e tipit Audi dhetjetra VW GolfE
Si pasojë e këtij aksidenti humbën jetën 4 persona të cilit ishin në veturën e tipit VW Golf. Viktimat ishin të moshës 39, 60, 32 dhe një fëmijë i moshës 12 vjeçar.
Po ashtu të lënduar nga ky aksident kanë mbetur edhe tre persona të tjerë. Kurse drejtuesi i automjetit Audi, i cili dyshohet të ketë shkaktuar aksidentin është ndaluar për 48 orë.
Ndërkaq sot është shpallur ditë zie në Komunën e Shtimes, në shenjë nderimi për katër anëtarët e familjes Ramadani që humbën jetën në këtë aksident.
Një tjetër vetë-aksident ndodhi rreth orës 19:00 në magjistralen Pejë-Prishtinë në afërsi të Parkut të Biznesit.
Nga ky vetë-aksident humbi jetën drejtuesi i automjetit, i cili dyshohet se fillimisht humbi kontrollin mi veturën dhe pastaj u vetëaksidentua.
Policia e Kosovës ka apeluar për kujdes dhe respektim të rregullave në rrugë – në veçanti respektimin e kufizimeve të shpejtësisë.