Këngëtari Robert Berisha ishte i ftuar të mërkurën në emisionin “Pardon My French” në Top Albania Radio, ku ndër të tjera e konfirmoi lajmin se është në lidhje me një vajzë të quajtur Laureta.
Besohet se fjala është për modelen e njohur kosovare, Laureta Maqedonci.
Kjo e fundit në llogarinë e saj Instagram e postoi një fotografi ku shihet në shoqërinë e një mashkulli, të cilit i shihet vetëm një pjesë e krahut duke e theksuar bluzën dhe tatuazhin e tij. Por, ajo që është vënë re nga ndjekësit është se, të njëjtën ditë vetëm pak orë më vonë, Roberti e postoi një video ku shihet me të njëjtën bluzë. Dhe kjo nuk lë më vend për dyshime rreth identitetit të të dashurës së re të këngëtarit.

Kujtojmë se Roberti në të kaluarën ka qenë i martuar me yllin e muzikës, Nora Istrefi, me të cilën e ka vajzën Reene. Kurse Laureta para shumë vjetësh ishte në lidhje dashurie me ish të dashurin e Dafina Zeqirit, Krenar Çoçaj.
