Juventus thuhet se është duke u përgatitur të rinovojë me Cristiano Ronaldo dhe portugezi mund të nënshkruajë një kontratë të re deri në qershor 2023.
Ronaldo mbush 36 vjeç nesër dhe përkundër kësaj Tuttosport pretendon se ai është lojtari kryesor i ekipit të trajnerit Andrea Pirlo, shkruan lajmi.net.
Pasi sulmuesi i Bianconeri ka shënuar 22 gola në 23 ndeshje konkurruese këtë sezon, klubi Juventusit dëshiron që në asnjë mënyrë të mos e lejojë të largohet në ndonjë ekip tjetër apo të rikthehet në Real Madrid.
Portugezi arriti që të shënoi dy gola në ndeshjen e fundit ndaj Interit në Coppa Italia dhe është duke u bërë gati për ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Portos më 17 shkurt.
Marrëveshja aktuale e Ronaldos skadon në qershor të vitit 2022, por veterani thuhet se ka qenë mjaft i rëndësishëm për t’u shpërblyer me një marrëveshje të re me klubin Torino.