Një rast i rëndë dyshohet të ketë ndodhur të dielën në Prishtinë, ku një vajzë 14 vjecare është droguar dhe është dhunuar nga pesë burra.
Sipas policisë rasti ka ndodhur rreth orës 01:00 derisa në bshkëpunim me prokurorinë janë duke u kryer hetimet e nevojshme dhe rasti është cilësuar si dhunim.
Viktima e mitur tashmë është dërguar për ekzaminim mjekësor.
“Prishtinë / 03.11.2024 – 01:00. Lidhur me rastin e lartcekur Policia e Kosovës në bashkëpunim me prokurorinë kompetente është duke bërë hetime intensive. Me vendim të prokurorit viktima femër kosovare është dërguar për ekzaminim mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.