Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me dyshimet për bombë tek Stacioni i Autobusëve në Prishtinë, njofton Klankosova.tv.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për klankosova.tv., se rreth orës 14:00 kanë pranuar një telefonatë anonime.
Ajo më tej tha se personi që ka telefonuar, deklaroi se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacion.
“Rreth orës 14:00, kemi pranuar një telefonatë anonime, përmes së cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë. Menjëherë policia ka ndërrmarë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës”, tha Ahmeti.