Dyfishohen pagesat për familjet në asistencë sociale

Në mbledhjen e sotme te Qeverisë është marrë vendim për dyfishimin e pagës për skemën e asistencës sociale, për periudhën tetor-dhjetor 2020.

Këtë e ka bërë të ditur Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, përmes rrjetit social Facebook, ku ka shkruar se ky dyfishim do të realizohet çdo muaj bashkë më pagesën e rregullt të kësaj skeme sociale.

“Ky vendim vie në kohën kur këto familje kanë më së shumti nevoj për mbështetje shtesë veçmas në ketë periudhë të vështirë pandemie nëpër të cilën po kalojmë”, ka shkruar Reçica.

Ai ka bërë me dije se janë të përkushtuar për të qenë pranë qytetarëve, veçmas pranë atyre që kanë nevojë për mbështetje.

Qeveria e Kosovës sot njoftoi se janë ndarë 7.5 milionë euro për skemën sociale.