Paulo Dybala ka rrëfyer se si disa pjesëtarë të skuadrës së Juventusit nuk dëshironin të pranonin ulje page fillimisht, por e bënë një gjë të tillë pasi kapiteni Giorgio Chiellini kishte ndërhyrë duke ofruar rol proaktiv.
Ekipi i parë i Juves mori lëvdata nga e gjithë bota pasi pranoi ulje page deri në muajin qershor, por Dybala e pranon se disa prej lojtarëve ngurronin para se marrëveshja të arrihej përfundimisht, transmeton Gazeta Express.
“Në fund ne pranuam, sepse ishte gjëja e duhur për ta bërë”, tha Dybala për AFA Play.
“Kapiteni Chiellini mbajti bisedime me presidentin Andrea Agnelli, pastaj e shtroi çështjen në ekip. Gjatë takimit të parë të ekipit pati mendime të ndryshme: disa pajtoheshin, disa të tjerë jo sepse iu mungonin vetëm disa ndeshje për t’i aktivizuar bonuset. Por në ne pranuam”, shtoi ai.
Sulmuesi argjentinas ishte prekur me koronavirus muajin e kaluar, por thotë se është riaftësuar plotësisht tani.