Paulo Dybala vijon të presë Interin, por së fundi është futur në garë fuqishëm klubi i Napolit. Luciano Spalletti nuk e ka fshehur simpatinë e tij për argjentinasin dhe u ka kërkuar drejtuesve të klubit që të bëjnë një sforco për t’ia sjellë në “Diego Armando Maradona”.
Nisjen e negociatave e ka pranuar edhe vetë djali i presidentit De Laurentiis, ndërsa së fundi mediat italiane raportojnë se Napoli është gati t’i ofrojë argjentinasit një pagë prej 6 milionë eurosh neto në sezon,
Momentalisht duket se Dybala është i vendosur t’i japë ende kohë Interit, pasi ka një pakt të fortë me Marottën dhe pret që zikaltrit të largojnë Sanchez, për ta afruar në Milano, megjithatë presioni i napolitanëve sa vjen e po shtohet. /SuperSport/