Paulo Dybala ndezi spekulime për transferimin e tij të verës pas shkëmbimit të fanellave me lojtarin e Barcelonës dhe ish-bashkëlojtarin e tij te Juventusi, Dani Alves.
Dyshja u takuan gjatë të martës në Barcelonë dhe e treguan takimin përmes llogarive të tyre në rrjetin sociale Instagram.
Pas shkëmbimit të mesazheve ku e cilësuan njëri tjetrin ‘vëlla’, lojtarët shkëmbyen fanellat, me Dybalan duke marrë fanellën e Dani Alves të Barcelonës dhe brazilianin duke marrë fanellën e fundit të Juventusit.
Dybala do të jetë lojtar i lirë kur kontrata e tij me Juventusin të skadojë më 30 qershor, pasi klubi nuk i ofroi atij një marrëveshje të re dhe kjo ka ndezur edhe më shumë spekulimet mbi të ardhmen.
Disa klube janë të interesuara për të marrë reprezentuesin argjentinas, duke përfshirë edhe Barcelonën, ndaj ky takim dhe pozimi me fanellën vetëm sa ka nxitur më tej spekulimet.
Postimi në Instagram ishte plot me mbështetës të Barçës që bënin thirrje që ‘La Joya’ t’i bashkohej klubit të tyre sezonin e ardhshëm.
Interi, Real Madridi, Tottenham Hotspur, Manchester United dhe Paris Saint-Germain janë lidhur gjithashtu me një transferim të Dybalas.
Dani Alves ishte në Juventus në sezonin 2016/17, kur ishte bashkëlojtar me sulmuesin argjentinas.