Paulo Dybala nuk ka ndërmend të presë pa fund Interin dhe ka nisur të shqyrtojë ofertat e tjera, teksa në Itali janë Napoli dhe Roma ato që kanë shfaqur interes konkret.https://324c665d5287508a5eb83bf7929ae73f.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.html
Verdhekuqtë kanë kontaktuar menaxherin e Dybalës për t’i shprehur gatishmërinë për të paguar 6 milionë euro në sezon, plus bonuset, ndërsa së fundi ka lëvizur edhe vetë Jose Mourinho.
Ky i fundit ka telefonuar Paulo Dybalën personalisht për të provuar ta bindë të transferohet në kryeqytet, teksa i ka shpjeguar edhe idenë se si synon ta përdorë sulmuesin argjentinasin, në mënyrë që të marrë maksimumin.
Nuk dihet impakti i telefonatës së Mourinhos, megjithatë vetë Dybala duket se i ka bërë të qartë Marottës se nuk do të presë edhe shumë gjatë Interin, pasi dëshiron të vendosë sa më shpejt të ardhmen dhe të nisë përgatitjet.