Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo do ta ketë në dispozicion sulmuesin Paulo Dybala dhe mesfushorin Aaron Ramsey për ndeshjen kundër Portos, që zhvillohet të mërkurën mbrëma në kuadër të 1/8 të finales të Ligës së Kampionëve.
Mediumet italiane kanë raportuar të martën se Dybala dhe Ramsey janë stërvitur me pjesën e ekipit duke dhënë sinjale për rikuperimin e plotë nga lëndimet.
Të dy futbollistët i kanë munguar Juventusit në javët e fundit dhe gjasat janë të mëdha që të aktivizohen kundër Portos.
Kthimi i Dybalas dhe Ramseyt është lajm i mirë për Juventusin duke pasur parasysh se për këtë ndeshje që luhet në Portugali, do t’i mungojë Juan Cuadrado e Arthur Melo.