Dy zëvendësministrave u ndërrohen dikasteret

Dy zëvendësministrave, Avni Zogianit dhe Resul Makreshit, u janë ndërruar dikasteret, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit.

Zogianit, që ishte zëvendësministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës i është caktuar tash detyra e zëvendësministrit të Financave, Punës dhe Transfereve.

Ndërsa ish-zëvendësministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Resul Makreshi i është caktuar detyra e zëvendësministrit të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka ngarkuar me përgjegjësi dhe detyra të reja dy zëvendësministra të Qeverisë, të cilët i ka uruar për pozitën e re dhe dëshiruar suksese në punën dhe angazhimin e tyre. Ish-zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Avni Zogiani është emëruar zëvendësministër i Financave, Punës dhe Transfereve. Ndërsa, ish-zëvendësministri i Financave, Punës dhe Trasnfereve, Resul Makreshi, është emëruar zëvendësministër i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë”, është njoftuar nga Zyra e Kryeministrit.