Rreth dy vite pas zënkës me Dafina Zeqirin, Tayna ka habitur jo pak fansat me veprimin e saj të fundit.
Në 2019 ato bashkëpunuan për këngën me titull ‘Bye Bye’, këngë të cilën e këndojnë ende nëpër koncerte pavarësisht prishjes së raporteve.
Mes të tjerash, në tekst është një varg ku thuhet: “Bashk na kur vina, kërkush mo veç Tayna e Dafina”.
Mirëpo, në një nga koncertet e fundit, reperja ia ka ndryshuar tekstin duke hequr emrin e Dafinës.
Në një video të bërë virale në TikTok ajo thotë: “Kërkush mo, veç Tayna e Doruntina”. Doruntina është emri i vërtetë i Taynës.
Fansave të Dafinës nuk u ka pëlqyer aspak ky veprim duke shpërthyer në komente teksa nuk ka ende një reagim nga vetë ajo.