Dy viktima dhe 111 raste të reja me koronavirus në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njofton se nga 854 testime të realizuara gjatë 24 orëve të fundit, 111 kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Sipas qyteteve në Shkup janë regjistruar 63 raste të reja, Kumanovë 11, Shtipi 12, Tetovë tetë, Veles tre, Ohër një, Gostivar tre, Kriva Pallankë një, Koçani nëntë.

Në Klinikën Infektive kanë ndërruar jetë dy pacientë me koronavirus. Një paciente nga Struga në moshën 53 vjeçe dhe një pacient nga Prilepi në moshën 80 vjeçe.

Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve ka regjistruar edhe gjashtë pacientë të shëruar.

Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostifikuar me Covid-19 në Maqedoni shkon në 3025, prej të cilëve 1646 janë shëruar kurse 153 pacientë kanë humbur betejën me koronavirus.

Për momentin në Maqedoninë e Veriut ka 1.226 raste aktive me koronavirus, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë realizuar 36.325 testime.