Dy vëllezër vdesin për një ditë nga koronavirusi në Pejë?

Raportohet se dy vëllezër që ishin haxhi, Mustafë Zekaj dhe Zekë Zekaj, të moshës 85 dhe 78 vjeç, vdiqën gjatë natës në Novosellë të Pejës.

Vëllezërit kishin simptoma të gripit Covid-19 dhe dyshohet se vdiqën si rezultat i këtij virusi .

Ndryshe, gjatë 24 orëve të fundit, sipas ISHPK-së u regjistruan 225 raste – prej tyre 6 nga Peja.