Dy persona kanë mbetur të vdekur në Stanovc të Komunës së Vushtrrisë.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni.
Sipas tij, informacionet e para janë që një person fillimisht e ka privuar nga jeta një grua e më pas edhe veten.
“Konfirmojmë që janë dy viktima nga të shtënat me armë zjarri. Sipas informacioneve të para një person ka privuar nga jeta një grua e më pas edhe veten. Prokurori dhe policia janë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Preteni.
Ndërkaq, raportohet se pronari i një furre ka vrarë një punëtore grua dhe më pas ka qëlluar edhe veten.
Policia e Kosovës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po heton rrethanat e plota të rastit.
Po ashtu, në zonë është parë edhe një autoambulancë, e cila ka ndërhyrë për të dhënë ndihmë mjekësore.
Duhet përmendur se një ditë më parë një vrasje e rëndë tronditi qytetin e Vushtrrisë ku mbeti i vrarë një 19 vjeçar.