Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri bën të ditur se dy persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit si dhe janë shënuar 233 raste të reja.
Të shëruar janë 1,044 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 292,597 që nga fillimi i pandemisë.
Aktive me COVID-19 janë 8,997 raste.