Dy të vdekur e 66 raste pozitive me COVID-19

Edhe dy persona kanë humbur betejën me COVID-19 në Kosovë.

Sipas raportit ditor të Ministrisë së Shëndetësisë, janë regjistruar edhe 66 raste të reja pozitive nga testimi i 4364 mostrave.

Janë shëruar 221 persona dhe kështu numri i rasteve aktive është ulur në 3 mijë e 185.