Dy persona kanë vdekur dhe 8 raste me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë shtatë persona janë shëruar kurse janë kryer 1.721 teste.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.271 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 243.428 doza të vaksinës.
Deri më sot 60.759 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.