Dy të vdekur dhe 716 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri


Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, janë regjistruar dy raste me fatalitet si pasojë e COVID-19, ndërsa është raportuar edhe për 716 raste të reja me koronavirus nga testimi i 1590 mostrave.

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka njoftuar se më së tepërmi raste të reja janë konfirmuar në Tiranë – 303.

Po ashtu dy persona që vdiqën si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit janë nga Tirana, të moshave 69 dhe 92-vjeçare.

Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë regjistruar 312.097 raste me Covid-19, ndërsa 3545 prej tyre kanë përfunduar me fatalitet.

Janë shëruar 300.313 qytetarë, ndërsa janë 8239 raste aktive.