Dy persona kanë vdekur nga koronavirusi në Kosovë të martën, ndërsa nga 3.285 testime, 38 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë shëruar 185 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 155.379.
MSH-ja njofton se numri i rasteve aktive me koronavirus është 1.895.