Dy persona kanë vdekur në 24 orët e fundit në Kosovë si pasojë e COVID-19.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, janë regjistruar edhe 331 raste të reja të koronavirusit, nga testimi i 1.125 të dyshuarve si të infektuar.
Numri i rasteve aktive është 7.399.
Ndërkohë, në 24 orët e fundit nuk është dhënë asnjë vaksinë kundër COVID-19 në tërë Kosovën.