Dy persona kanë vdekur nga COVID-19 në Kosovë në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar edhe 32 raste të reja me koronavirus.
Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 902 persona, ndërsa shkalla e pozitivitetit është 3.54 për qind.
Ndërkohë janë shëruar 31 qytetarë, duke arritur shifrën totale të shëruarve në 223.746. Janë 591 raste aktive.
Në 24 orët e fundit janë administruar 278 doza të vaksinës anti-COVID. Numri total i dozave të administruara ka arritur në 1.822.098.
Me dy doza janë vaksinuar 820.402 qytetarë. Ndërsa me tri doza 100.056.