Dy persona kanë vdekur brenda 24-orëve të fundit në Kosovë, si pasojë e infektimit me COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se edhe 32 raste të reja janë regjistruar gjatë kësaj kohe, nga gjithsej 1,217 mostra të marra për testim.
Sa i përket të shëruarve, njoftohet se 69 qytetarë janë kuruar plotësisht, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 223,042.
Me këtë rast edhe numri i rasteve aktive ka shënuar rënie në gjithsej 709.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 148 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1,817,696 doza të vaksinës. Deri më sot 818,331 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa 98,630 të tjerë kanë marrë dozën përforcuese kundër COVID-19.