Dy të vdekur dhe 23 raste të reja me COVID-19

Dy persona kanë vdekur në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa janë shënuar 23 raste të reja pozitive nga testimi i 2967 mostrave.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit janë shëruar 114 qytetarë.

Një rast i vdekjes është regjistruar në Lipjan, një grua e moshës mbi 80-vjeçare, dhe një në Gjilan, një burrë i moshës 70-79 vjet.

Në total në Kosovë janë regjistruar 160.193 raste pozitive me koronavirus, prej tyre 2961 kanë përfunduar me fatalitet. Janë shëruar 154.995 qytetarë, janë 2237 raste aktive.