Dy të vdekur dhe 222 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, 2 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19.

Kurse nga 1 mijë e 928 testime, kanë rezultuar 222 raste pozitive me virusin korona.

Në anën tjetër, 493 persona ia kanë dalë betejës me virusin vdekjeprurës dhe 5 mijë e 709 raste janë aktive.

Ndërsa nga fillimi i pandemisë janë kryer 1 milionë e 413 mijë e 555 testime, nga të cilat 202 mijë e 863 raste kanë rezultuar pozitive dhe 194 mijë e 26 persona janë shëruar.