Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar dy raste me fatalitet si pasojë e COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka raportuar se janë regjistruar edhe 191 raste të reja pozitive nga testimi i 926 mostrave.
Po ashtu gjatë kësaj periudhe janë shëruar 255 qytetarë, ndërsa numri i rasteve aktive është 1325.
Gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 30 persona me vaksinën anti-COVID.
