Rritje e ndjeshme e numrit të rasteve pozitive me COVID-19 është regjistruar në vend të mërkurën. Janë regjistruar 1793 raste të reja pozitive, ndërsa dy persona kanë humbur betejën me virusin.

Të dhënat kanë dalë nga testimi i 4513 mostrave. Numri i rasteve aktive me COVID-19 ka shkuar në 8 mijë e 35.