Dy persona kanë vdekur të martën si pasojë e COVID-19, njoftoi Ministria e Shëndetësisë, derisa nga 467 testime të kryera, 175 rezultuan pozitive.
Sipas MSH-së, në 24 orët e fundit janë shëruar 105 pacientë.
Numri i rasteve aktive është 2.184, e shkalla e rasteve pozitive 37.43 për qind.