Dy pacientë të infektuar me COVID-19, kanë vdekur brenda 24-orëve të fundit në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se edhe 16 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 brenda 24-orëve të fundit në Kosovë.
Njoftimi i plotë:
28 Mars 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 15 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.821.268 doza të vaksinës. Deri më sot 820.020 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 99.787 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19. Nga 830 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 76 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.648. Në total numri i rasteve aktive është 597.