Dy të vdekur dhe 1009 raste të reja me COVID-19

Dy persona kanë vdekur dhe 1009 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë 82 persona janë shëruar ndërkaq janë kryer 6784 testime.

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë regjistruar 112.653 raste pozitive me koronavirus, ndërsa prej tyre 2276 kanë përfunduar me fatalitet. Janë shëruar 105.963 persona. Janë 4414 raste aktive.

214 pacientë janë të shtrirë në klinikat COVID në QKUK dhe spitalet e përgjithshme.

147 prej tyre janë të konfirmuar si pozitivë me COVID-19, 139 janë me oksigjenoterapi e 5 në gjendje të rëndë shëndetësore, siç është njoftuar në raportin e SHSKUK-së.

Në QKUK po trajtohen 96 pacientë, prej tyre 55 në Infektive, 38 në Pulmologji dhe 2 në Pediatri. Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 112 pacientë. 48 janë në Spitali ne Gjakovës, 20 në të Gjilanit nga 19 në të Pejës dhe Prizrenit, tetë në të Mitrovicës dhe katër të Vushtrrisë.

Image