Dy persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë.
Lajmin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
Ajo ka bërë me dije se dy të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor. I dyshuari për rastin tashmë është identifikuar dhe është në kërkim.
“Sot rreth orës 22:30, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë, ku dyshohet të jenë lënduar dy persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor janë duke ndërmarr të gjitha masat e nevojshme në lidhje me rastin dhe janë në kërkim të personit të dyshuar i cili tashmë është identifikuar”, ka thënë Ahmeti.