Dy të infektuar me koronavirus në gjendje të rëndë

Nëntë persona me koronavirus, janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Nga ta dy janë në gjendje më të rëndë.

“Pesë raste janë në gjendje stabile, dy raste po trajtohen me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive. Në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u drejtuar dy raste tjera në gjendje të rëndë”, ka njoftuar QKUK-ja.

Që nga 13 mars kur u shënuan rastet e para në Kosovë me COVID-19, janë regjistruar 1038 të infektuar dhe 30 persona kanë përfunduar me vdekje. Ndërkohë janë shëruar nga koronavirusi 791 veta.