Dy persona janë arrestuar gjatë ditës së djeshme në raste të ndara për gjuajtje me armë në ahengje familjare.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se njëri nga të arrestuarit është nga Llausha e Podujevës, pasi ka shtënë në ajër me pushkë automatike.
Nga i dyshuari është konfiskuar një pushkë automatike AK 47. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Ndërkaq, rasti i dytë ka ndodhur në rrugën “Hilmi Zariqi” në Prishtinë, ku i dyshuari në fjalë është arrestuar për të njëjtën vepër penale të cekur më lartë.
Nga i dyshuari është konfiskuar një revole me gazë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.