Të gjitha partitë politike tashmë i kanë publikuar listat e kandidatëve për deputetë.
Në mesin e tyre sipas Ehat Miftarjt nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka edhe të akuzuar për korrupsion.
Megjithatë mbetët të shihet nëse të njëjtit do të certifikohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas rekomandimeve që do t’i marrin nga Këshilli Gjyësor i Kosovës, shkruan Insajderi.
Në rast se KGJK-ja gjen se persona që kanë kandiduar për deputetë kanë dënime të plotfuqishme, Komisioni Qendror Zgjedhor duhet t’ua refuzojë certifikimin për pjesëmarrje në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Aktgjykimin i fundit i Gjykatës Kushtetuese thotë se një person i dënuar për vepër penale me një vendim gjyqësor të formës së prerë në tre vjetët e fundit, nuk mund të jetë kandidat për deputet e as të ketë mandat të vlefshëm në Kuvendin e Kosovës.