Dy super ndeshje në Superligën e Kosovës, vëmendja në derbin e Gjilanit

Gjatë ditës së sotme do të luhen dy ndeshje në Superligën e Kosovës.

Sot FC Drita dhe SC Gjilani do të luajnë ndaj njëra tjetrës me fillim nga ora 13:00, përcjell lajmi.net.

Ky vlerësohet të jetë derbi më i madh në Superligën e Kosovës dhe marrë parasysh ecurinë e Ligës për momentin, do të jetë një ndeshje shumë interesante.

Dy ndeshjet e para të këtij stinori mes dy klubeve kanë përfunduar me një barazim pa gola dhe një fitore të 3-2 Dritës.

Përpos tyre, ndeshje tjetër e cila luhet në orar të njëjtë është ajo mes Arbërisë dhe Ballkanit.