Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar dy raste pozitive me COVID-19.
Sipas njoftimit të shtunën, nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes.
Ndërkaq, numri i rasteve aktive aktualisht është shtatë.
Sa i përket vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit në tërë Kosovën janë vaksinuar 15 persona me vaksinën anti-COVID.
