Dy raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Dy raste pozitive me COVID-19 janë shënuar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Në këtë periudhë janë kryer gjithsej 59 testime, ndërsa janë shëruar 3 persona. Numri i rasteve aktive sipas Ministrisë së Shëndetësisë është 19.

Në 24 orët e fundit janë vaksinuar 23 persona.