Dy raste të reja me COVID-19 janë regjistruar të premten në Kosovë, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.
Sipas njoftimit, nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes në 24 orët e fundit.
Ndërkaq, numri i rasteve aktive në tërë Kosovën është nëntë.
Sa i përket vaksinimit, në 24 orët e fundit janë vaksinuar dhjetë qytetarë me vaksinën anti-COVID.
