Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë shënuar vetëm dy raste pozitive me COVID-19, nga testimi i 1,944 personave.
Sipas Ministrisë, gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes si pasojë e koronavirusit.
Sipas raportit të MSH-së, të shëruar në 24 orët e fundit janë tre persona derisa raste aktive janë 98.
Ministria ka njoftuar po ashtu, se gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 12,430 vaksina. Numri total i dozave të administruara të vaksinave ka shkuar në 310,415. Të vaksinuar me dozën e parë janë 220,250 persona ndërkaq me dozën e dytë janë 90,165.