Dy raste aktive me COVID-19 në Kosovë


Në Kosovë në 24 orët e fundit nuk janë regjistruar raste të reja me COVID-19, ndërsa janë testuar 42 mostra.

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nuk ka pasur të regjistruara as raste me fatalitet e po ashtu nuk ka as të shëruar.

Aktualisht janë dy raste aktive me COVID-19 në Kosovë.